Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është edhe sivjet anëtare e jurisë në spektaklin shumë të shikuar, “The Voice Australia”.
Ajo nuk i rezistoi tundimit, kur një nga konkurrentët solli gjarprin e tij me vete gjatë kohës sa interpretonte para trajnerëve në audicionet e fshehura.
Kjo bëri që Rita t’i drejtohet konkurrentit të quajtur Jerrod Smith, duke e pyetur nëse mund ta shihte nga afër gjarprin e tij.
Dhe pa asnjë frikë, këngëtarja e lindur në Kosovë u ngjit në skenën e spektaklit të talenteve, duke parë nga afër gjarprin e konkurrentit.
Më tej, ajo e mori atë dhe e hodhi mbi krahët e saj, ndërkohë që publikuar dhe anëtarët e tjerë të jurisë mbetën të mahnitur nga trimëria e saj, pasi gjarpërinjtë njihen si një prej specieve nga e cila shumë njerëz kanë frikë./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele