Ajo ka qenë e zënë gjatë gjithë javës duke promovuar koleksionin e saj të ri Escada në kryeqytetin francez.
Dhe Rita Ora bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo, kur u shfaq gjatë Javës së Modës në Paris, natën e së dielës, e cila dukej e jashtëzakonshme në një fustan të shkurtër ngjyrë bordo, shkruan DailyMail.
Princesha e muzikës pop, 28 vjeçe, mori vëmendje edhe me stilin e ri të flokëve me balluke, ngase të tillë nuk e kishim parë asnjëherë.
Më herët gjatë ditës, Rita ishte e veshur po ashtu në të kuqe, pasi mbërriti në ngjarjen e modës për bashkëpunimin e saj të veshjeve Escada. Krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” pati të veshur pantallona satirë të kuqe, të gjera, që e bënë të dukej në top formë.
Këto pamje mahnitëse vijnë pasi ajo zbuloi se i sheh njerëzit si ‘pa fytyrë dhe pa gjini’ kur bëhet fjalë për jetën e saj private dhe më shumë shikon ‘personin’ sesa pamjen fizike.
Këngëtarja ka folur me ‘Daily Star Online’ për seksualitetin e saj dhe e pranoi se e sheh si zhgënjyese të lidhet vazhdimisht me çdo njeri të ri me të cilin është fotografuar.
Duke folur për jetën personale, Rita ka thënë: ‘Unë admiroj bukurinë e burrave dhe të femrave. Unë i shoh gjërat si të pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka të bëjë me personin’.
Rita, e cila e ka konfirmuar bashkimin me panelin gjykues të talent showt të ri, më parë publikoi këngën “Girls”, e cila shfaqte tema biseksualiteti dhe dashurie për veten e saj.
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...