Google ADS

Rita Ora me veshje të veçantë, shkëlqen krah të dashurit

11:23 | 16 Nëntor 2021
A. B.

Artistja me famë botërore, Rita Ora bëri një tjetër paraqitje elegante me të dashurin e saj, Taika Waititi, ku morën pjesë në “Walpole British Luxury Awards” në Londër, të hënën.

Rita dukej mahnitëse për këtë ngjarje derisa realizoi një sërë pozash pranë partnerit të saj, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

Sipas një burimi gjërat mes të çifti të njohur po bëhen ‘shumë serioze’, të cilët së fundi u paraqitën së bashku edhe në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “European Music Awards”.

Në paraqitjen e radhës, ylli i muzikës u shfaq me një mini-fustan ngjyrë argjendi me print shumëngjyrësh me lule, të cilën e kompletoi me një palë pantallona lëkure dhe këpucë me taka të larta me detaje argjendi.

Rita i la të lira flokët bionde në formë të valëzuara me dy gërsheta të holla përpara, duke përfunduar pamjen elegante me një grim të theksuar.

Ndërsa Taika u pa me një kostum elegant me ngjyrë blu të errët, të kombinuar me këmishë të bardhë, kravatë dhe këpucë të zeza.

Taika dhe Rita thuhet se kanë filluar të takohen në fillim të marsit para se të bënin zyrtare romancën në Instagram më 21 prill. ./arbresh.info/

Të ngjashme