Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka përmbyllur së fundmi turneun e saj shumë të suksesshëm të koncerteve, “Phoenix”.
Ajo ka udhëtuar në mbarë shtetet e botës në pesë kontinente, ku është mirëpritur nga miliona fansa në mbarë globin.
Duket se pas gjithë këtyre angazhimeve, këngëtarja 28-vjeçare ka gjetur pak kohë për pushime.
Rita është rikthyer sërish në Ballkan, duke zgjedhur Greqinë si destinacionin e saj të radhës për pushime të verës.
E shoqëruar nga motra e saj, Elena, dy motrat kanë bërë të ditur përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, se po shijojnë në maksimum pushimet në këtë vend.
Ato kanë zgjedhur qytetin Porto Cheli të shtetit grek, për të shijuar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve muzikore.
Artistja e lindur në Prishtinë është komplimentuar gjithnjë për linjat atraktive trupore, të cilat nuk ka hezitur t’i ekspozojë në imazhet e ndryshme me bikini që publikon nga pushimet.
https://www.instagram.com/p/B2EXYrKFTB9/?utm_source=ig_embed
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...