Emri i Rita Orës nuk mungon në listën e të nominuarve për edicionin e sivjetmë të Brit Awards.
Këngëtarja shqiptare është përfshirë në garë për ‘Videoklipin më të mirë britanik’ me dy këngë, “Let You Love Me” dhe “For You”.
Videoja muzikore e “Let You Love Me” është publikuar në YouTube më 21 shtator 2018 dhe deri më tani është shikuar mbi 198 milionë herë.
Nominimin e dytë, 28-vjeçarja e ka marrë për bashkëpunimin me Liam Payne për temën muzikore të filmit “50 Shades Free”.
Edhe klipi i kësaj kënge është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, saqë është shikuar mbi 214 milionë herë deri më tani.
Ceremonia e sivjetme e Brit Awards mbahet më 20 shkurt 2019 (e mërkurë) në O2 Arena të Londrës. Komiku Jack Whitehall kthehet si nikoqir i evenimentit pas suksesit të arritur në vitin e kaluar.
Theksojmë se shqiptarja tjetër, Dua Lipa, konkurron me katër nominime në edicionin e sivjetmë të këtij evenimenti të ndarjes së çmimeve muzikore.
Ngritet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar
Trepça sonte kërkon fitoren e parë në Fiba Europe Cup
Osmani përmbyll vizitën në New York
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti trag...
Champions League vazhdon edhe sonte, kryendeshja në Spanjë
Obama befason turmën në mitingun e Harris, bën rap me këngën...