Rita Ora mahnitëse në kampanjën e re të brendit “Miu Miu”

20:46 | 5 Janar 2021
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora vitin që lamë pas ishte tejet përfolur.

Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi të realizuar nga kampanja për brendin e njohur “Miu Miu”, ku duket për mrekulli, shkruan portali arbresh.info

Rita Ora thuhet se është paguar një milion funte për të dalë në sezonin e dytë të spektaklit “The Masked SInger”, pasi ishte vërtet hit në sezonin e parë.

Këngëtarja 30-vjeçare, e cila u kthye në ekranin e Boxing Day, thuhet se do të fitojë dyfishin e paketës së pagës së rekrutit të ri Mo Gilligan, 32 vjeç. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme