Google ADS

Rita Ora mahnit me interpretimin ‘live’ nga shtëpia për emisionin e Jimmy Fallon

13:04 | 15 Prill 2020
Arbresh Info

Rita Ora ka performuar ‘live’ për emisionin “The Tonight Show”.

Rita Ora ishte mysafirja e radhës në edicionin e emisioneve nga shtëpia të “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.

Këngëtarja ka interpretuar hitin e ri “How to be lonely”, e përcjellë me back-vokal dhe me instrumente.

Ajo ishte veshur me një fustan të gjatë, ndërsa flokët i kishte lidhur dhe dukej atraktive, por vëmendja ishte tek interpretimi i saj.

Për ndryshe, Rita gjatë kësaj periudhe pandemie ka zbuluar talentin e saj të fshehtë, që është piktura.

Më poshtë mund ta dëgjoni performancën ‘live’ të Rita Orës për emisionin “Th Tonight Show” të Jimmy Fallon.

https://youtu.be/eTO0pMgwzgE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme