Rita Ora lanson remix-in e këngës “How to be lonely”

17:35 | 17 Prill 2020
A. B.

Kohët e fundit ajo zbuloi se sa e lumtur ishte që kënga e re “How To Be Lonely” po u ndihmon njerëzve të cilët po qëndrojnë të mbyllur.

Për të mos e lënë me kaq, Rita Ora i argëtoi fansat e saj duke shfaqur versionin ‘remix’ të këngës, shkruan portali arbresh.info

Tashmë remix-in gjendet në Youtube, dhe padyshim do të pritet mirë nga adhuruesit e artistëve.

Rita thuhet se po qëndron me pesë vetë në një pronë rurale, Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore në një udhëtim të rezervuar para pandemisë coronavirus që mbërtheu kombin. Me këtë grup miqsh ajo po punonte në albumin e saj të ri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme