Google ADS

Rita Ora lanson koleksion dekoresh të ndryshme për enterier të dhomave të gjumit

18:09 | 6 Shkurt 2020
A. B.

Rita Ora tashmë e ka sfiduar vetën edhe në një biznes të ri.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, ka lansuar linjën e saj të re të dekoreve për ambientet e gjumit dhe qëndrimit ditor, shkruan “The Sun”, përcjell portali arbresh.info

Njëkohësisht ajo vazhdon të bëjë muzikë, të jetë gjyqtare në një spektakël talentesh, teksa pret edhe publikimin e filmit “Twist”, ku ka sprovuar veten edhe si aktore.

Rita ka realizuar një fotosesion të brendit të saj më të ri, ku shfaqet mjaft atraktive e shtrirë në shtrat teksa promovon dizajnin e produkteve të reja të saj, ku ka treguar se orari i saj i ngjeshur do të thotë që ajo ka nevojë për një gjumë të natës së mirë për të përballuar të gjitha aktivitetet e shumta që ka.

Ajo shtoi: “Të brendshmet janë pasion i imi, ka qenë kënaqësi të jem në gjendje të përfshij gjërat e mia të preferuara në dizajne”.

“Unë kurrë nuk shoh vërtet askund për të gjithë udhëtimet e mia, orari im do të thotë që kurrë nuk do të ndalem dhe ju e dini”, tregoi më tej shqiptarja.

Ky biznes  prej 12 muajsh, i solli bukuroshes shqiptare rritje të të ardhurave prej 4.9 milionë në 10.2 milionë funte.

Ajo arriti të ketë këto shifra falë kontratave fitimprurëse, muzikës dhe investimeve në pronë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme