Rita Ora kujton ditët e verës me një foto nudo

09:25 | 20 Nëntor 2019
A. B.

Pos që është një prej këngëtareve më të suksesshme në vitet e fundit, Rita Ora çmohet edhe për dukjen e saj.

Bukuroshja shqiptare gjithmonë kujdeset që të marrë vëmendjen e faqeve rozë në paraqitjet e saja publike apo përmes imazheve që i publikon në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info

Rita së fundi është bërë nostalgjike për ditët e verës. Ajo ka ripostuar një fotografi të realizuar muaj më parë, ku kishte pozuar tërësisht nudo në pushime.

“Më ktheni”- ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotos.

Rita gjithashtu ka premtuar për fansat së shpejti do të sjellë për fansat edhe një projekt të ri muzikor, gjersa aktualisht kënga e saj e fundit mbetet “New Look”, që ajo e solli gjatë sezonit veror. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme