Rita Ora kritikohet për veshje në mbrëmjen e Versace

17:54 | 22 Shtator 2018
A. B.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, njihet për stilin e saj gjatë parakalimit në tepihun e kuq dhe në javët e modës dhe vazhdoi me sensin e saj të premten kur mori pjesë në prezantimin e koleksionit të ri pranverë – verë 19 në javën e modës në Milano.

27-vjeçarja mori vëmendjen e të gjithëve me një fustan me kapelë të ngjitur shumëngjyrëshe shkruan portali arbresh.info.

Daily Mail raporton se dizajni me ngjyrë të verdhë dhe violete nuk u prit mirë nga mysafirët tjerë që vazhdimisht e kanë shikuar me paragjykime./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme