Shoumeni i famshëm britanik, Simon Cowell ka marrë iniciativën për të zhvilluar një këngë kushtuar zjarrit që përfshiu kullën Grenfell në Londër e që la të vdekur të paktën 79 persona.
Një ‘cover’ i këngës “Bridge Over Troubled Water’ i krijuar nga një numër i madh artistësh tashmë po qarkullon në radiot angleze që nga ora 8 e mëngjesit të sotëm, transmeton arbresh.info.
Thuhet se klipi i këngës pritet të jepet premierë sonte në mbrëmje në ITV.
Më shumë se 50 artistë duke përfshirë këtu One Direction, Liam Payne, Robbie Williams, Rita Ora, Jessi J, Pixie Lott kanë dhënë kontributin e tyre në këtë këngë.
Paratë e mbledhura nga shitja e saj do të jepen si ndihmë për familjet e prekura nga kjo tragjedi./Arbresh.info.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh