Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka njoftuar fansat përmes ‘Instagram’, se në pjesën e brendshme të buzës së saj ka ngjyrosur fjalën “lonely (e vetmuar)” që i dedikohet këngës së saj më të re me titull “How to be lonely”.
Rita përmes një video të shkurtër, paralajmëroi klipin e ri “How to be lonely” që do të publikohet sot (e premte), shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Dhe në raundin e saj të fundit të promovimit, ajo u shfaq e prirur për fansat e saj të shohin se si ajo kishte shkruar fjalën “lonely” përkohësisht në pjesën e brendshme të gojës së saj, ndërsa tërhiqte buzën e saj të poshtme për të treguar fjalën e shkruar.
Ajo gjithashtu ndau një moment tjetër me fansat në Instastory, ku shfrytëzoi rastin për t’iu kujtuar fansave për rëndësinë e qëndrimit në shtëpi, në një përpjekje për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së coronavirusit.
Ylli me origjinë nga Kosova shkroi: “E vetmuar, por ne jemi të gjithë së bashku. Çfarë ironie. Qëndroni në shtëpi, së bashku do ta kalojmë këtë betejë, videoje muzikore e ‘How to be lonely’ vjen nesër”.
Ndërkohë, ajo këto ditë publikoi edhe trailerin e “How to be lonely”, që duket se do të jetë një klip me shumë skena të veçanta.
Rita Ora ka qenë mjaft aktive muajve të fundit, teksa përveç muzikës është marrë edhe me aktrim, duke luajtur në filmin “Twist”, dhe me television, duke marrë pjesë si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer”. /arbresh.info/
Rita Ora ka qenë mjaft aktive muajve të fundit, teksa përveç muzikës është marrë edhe me aktrim, duke luajtur në filmin “Twist”, dhe me television, duke marrë pjesë si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer”. /arbresh.info/
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke