Fansat ishin tronditur kur aludohej në Rita Orën për fjalët e Beyonces në këngën “Sorry” e cila e quante “Becky with the good hair” femrën që pretendohej se Jay-Z e kishte tradhtuar me të.
Mirëpo, këngëtarja e lindur në Kosovë i ka mohuar sërish këto spekulime në një intervistë për “Sunday Time”, transmeton Arbresh.info.
Këngëtarja 27 vjeçare e ka pyetur intervisutesin se po të ishte vërtetë ajo ‘Becky me flokët e mira’, a nuk do të kishte vërtetë flokë të mira.
“Shikoni këto. Janë false dhe të shtuara”, ka thënë Rita gjatë intervistës duke aluduar në flokët e saj.
Rita ka folur fjalë shumë të mira për kolegen e saj, Beyonce duke thënë se ajo është personi më i mirë që njeh.
“Askush nuk mund të thotë kurrë ndonjë gjë të keqe për gruan përballë meje. Emocionohem vetëm duke folur për të”, ka thënë Rita.
Vitin e kaluar ishte spekuluar se Rita mund të ishte “Becky me flokët e mira” mirëpo këto spekulime ishin shuar kur Rita kishte publikuar foto duke përqafuar Beyoncen ne Met Gala.
Kësaj foto, Rita i kishte bashkëngjitur shkrimin “Familja” duke dashur të tregoj se ka raporte miqësore e madje edhe gati familjare me bashkëshorten e Jay-Z./Arbresh.info
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë