Rita Ora imazh në reklamën e rrjetit 5G në Mbretërinë e Bashkuar

20:45 | 12 Nëntor 2020
A. B.

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron 16 milionë ndjekës, ndërsa nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme, shkruan portali arbresh.info

Rita së fundi, shpërndau në ‘Instagram’, një video të kampanjës reklamuese, e cila e shfaq atë në një botë virtuale.

Ekipi “EE” kanë realizuar në modelin makete qytetin e Londrës në përpjesë shumë më të vogël, e që në reklamë tenton të pasqyrojë aftësinë e rrjetit shpërndarës të “EE”.

Si çdo herë artistja erdhi me një pamje unike, joshëse dhe plotë pozitivitet teksa ftoj adhuruesit që ta shikonin këtë videoklip.

“Jam shumë i ngazëllyer të njoftoj që jam bashkuar me EE për të bërë diçka kaq interesante !! Shikoni se si kemi përdorur iPhone 12 Pro të ri dhe rrjetin nr.1 5G të Mbretërisë së Bashkuar për të sjellë në jetë performancën time të parë të Realitetit të Zgjeruar! Kërkoni ‘Rita Ora Behind The Tech’ në YouTube për të parë se si e bëmë atë”, ka shkruar Rita. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme