Rita Ora së fundmi është paraqitur përmes një video incizimi, me anë të së cilës ajo ka bërë të ditur se i është bashkuar organizatës botërore të bamirësisë, UNICEF.
Kjo video lidhet me vizitën e saj në Kosovë, dhe e publikoi për nderë të 30 vjetorit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.
Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë të këngëtares që ka lindur në Prishtinë, e pas daljes në Angli, ka arritur një famë të madhe ndërkombëtare në skenën muzikore botërore.
“Ndihem e prekur dhe e frymëzuar duke punuar me UNICEF-in dhe duke takuar fëmijë e familje këtu në Kosovë, ku jam lindur.
Duket sikur shumëçka ka ndryshuar këtu që nga fëmijëria ime. Kur isha një vjeç, familja ime u largua nga shtëpia për shkak të konfliktit, në kërkim të sigurisë dhe mundësive për të ardhmen.
Sot Kosova është në paqe dhe shumë fëmijë kanë qasje në kujdes cilësor shëndetësor, vijojnë shkollën dhe kanë mundësi që zëri i tyre të dëgjohet.
Viti 2019 është një vit i rëndësishëm për fëmijët anembanë botës. Ky vit shënon 30 vite që nga premtimi i bërë nga udhëheqësit botëror për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijëve përmes Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.
Teksa shikojmë progresin që është arritur deri më tash për fëmijët, është poashtu e rëndësishme ta pranojmë se shumë vajza dhe djem këtu në Kosovë dhe në mbarë botën – janë lënë jashtë.
Këtë vit unë i bashkohem UNICEF-it për t’iu bërë thirrje udhëheqësve që ta forcojnë përkushtimin e tyre për t’i mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve.
Për çdo fëmijë, çdo e drejtë.”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...