Rita Ora gjen sërish dashurinë në krahët e regjisorit të famshëm

10:28 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Rita Ora thuhet të ketë gjetur dashurinë me regjisorin Romain Gavras.

Këngëtarja 29-vjeçare dhe filmbërësi i njohur duket se janë në lidhje prej katër muajsh, dhe Rita është e dashuruar me kreatorin greko-francez, dhjetë vjet më i madh, transmeton portali arbresh.info.

Sipas The Sun, burime pranë Ritës këmbëngulin se ajo është në një lidhje serioze me Romain.

Gjatë fundjavës bukuroshja u drejtua me regjisorin e nominuar për Grammy dhe një grup miqësish të saj – përfshirë Faton Gashi – në Soho House në Londër.

Sipas miqve të saj, kjo është hera e parë në një kohë të gjatë që Rita është  në lidhje serioze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme