Rita Ora prej disa javësh ndodhet në Sindei të Australisë, pasi është pjesë e jurisë së “The Voice”. Pasi qëndroi 14 ditë në karantinë, për shkak të masave të rrepta që ka vendi për parandalimin e përhapjes së Covid-19, tashmë është e lirë që të dalë.
E të enjten, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka vendosur që të shijojë rrezet e diellit dhe detin. 30-vjeçarja është fotografuar së bashku me motrën e saj, Elena dhe një djalë, i cili nuk dihet se kush është.
Krijuesja e hiteve “Bang Bang”, u shfaq me një palë bikini jeshil, të cilët i nxirrnin mjaft bukur format trupore. Ndërkohë Rita pasi shijoi rrezet e diellit në rërë, është fotografuar edhe teksa notonte me të motrën dhe djalin misterioz. Ajo dukej mjaft e qeshur dhe e lumtur, pavarësisht se ka patur një periudhë paksa të vështirë kohët e fundit.
Nga ana tjetër, Rita është fotografuar për herë të fundit me të dashurin e saj 39-vjeçar, Romain Gavras, në nëntor të vitit të kaluar. Regjisori francez i filmit ka hedhur poshtë lajmet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Sipas tij, ata janë ende së bashku dhe se marrëdhënia e tyre është në rrugën e duhur. Romain i tha “MailOnline” në fillim të këtij muaji, se ata janë ende “shumë afër”, pavarësisht se Rita ndodhet në Australi për “The Voice”.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet