Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e ftuar në emisionin amerikan “Live Kelly and Ryan”.
Në këtë emision Rita ka folur për jetën dhe familjen e saj si dhe për shpërnguljen e saj nga Kosova, kur ishte veç një vjeçe.
“Kosova është një vend i vogël në Europën Lindore, unë jam shpërngulur për në Britani kur isha një vjeç – prindërit e mi nuk flisnin anglisht”, ka thënë Rita Ora në emisionin “Live Kelly and Ryan”, njofton Klan Kosova.
“Nëna është heroinë për mua, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, por e mposhti – pastaj studioi për psikiatri dhe e mësoi anglishten”.
Rita Ora së fundmi së bashku me Liam Payne kanë publikuar duetin “For You”, e cila është edhe kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën