Google ADS

Rita Ora flet për Kosovën në emisionin amerikan

11:56 | 2 Shkurt 2018
L G

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka folur për Kosovën dhe familjen e saj në një intervistë për emisionin amerikan “Live Kelly and Ryan”.

Rita ka rrëfyer përballjen e nënës së saj me kancerin, duke e quajtura atë heroinë, raporton Arbresh.info.

 “Ajo është heroinë, u diagnostifikua me kancerin e gjirit dhe tani është mirë. Pas diagonstifikimit, studioi psikologji dhe mësoi anglisht në të njëjtën kohë.”, tha Rita.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova nuk hezitoj të flas edhe për vendlindjen e saj.

“Është një vend me 2. 3 milionë banorë në Evropën lindore, jemi shpërngulur në Londër kur isha një vjeç. Prindërit e mi nuk dinin anglisht”, tha Rita.

Ndryshe, Rita Ora do të mbaj një koncert  në Kosovë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme