Këngëtarja Rita Ora ka dhënë së fundmi një intervistë të gjatë për revistën The Line Of Best Fit.
Përgjatë intervistës, ajo ka folur për karrierën e saj në muzikë dhe aktrim – ku kjo e fundit sigurisht rrjedh nga gjyshi i saj, Besim Sahatçiu, i cili ishte një regjisor i njohur në Ish-Jugosllavi.
“Rita Ora mori frymëzim për realizimin e albumit të saj të ri, “You & I” nga gjyshi i saj, regjisori i filmit dhe teatrit Besim Sahatçiu”, shkruan revista The Line Of Best Fit.
“Ai ishte rryma krijuese në shtëpinë tonë. Nëna dhe babai im donin që unë të ëndërroja, por më shumë se çdo gjë, ata thjesht donin që unë të isha e sigurt. Shkolla ishte një gjë e madhe. Por gjyshi im, ai ishte më ëndërrimtari nga të gjithë. Ai më shtyu të bëj atë që bëj”, tha ajo.
Sahatçiu iu përkushtua kinematografisë, por e gjeti suksesin duke rrezikuar me “117”,një film i shkurtër i xhiruar në fshatin kosovar, Nivokaz, që përshkruan traditat dhe stilin e jetesës së një familjeje shqiptare prej 177 anëtarësh, të cilët jetonin të gjithë nën të njëjtën çati.
Ai u përshkrua nga kritikët si ‘portreti shpirtëror i një kombi’. Ora thotë: “Kam qenë gjithmonë kurioze, nga të gjithë filmat që ka bërë me buxhete më të mëdha, pse funksionoi ky. Dhe më pas kuptova se ishte sepse kështu jetonin njerëzit në të vërtetë. Bëhet fjalë për lidhjen njerëzore”.
Besim Sahatçiu u nda nga jeta në vitin 2005, por jetoi për të parë debutimin e mbesës së tij në aktrim, kur ajo si adoleshente luajti në filmin britanik “Spivs” në vitin 2004 .
“Ai ishte disi i sëmurë kur kjo po ndodhte dhe nuk mund të ngrihej në këmbë”, tregon Ora. “Dhe mbaj mend që më thirri gjyshja ime dhe më tha se ai u ngrit për të brohoritur për mua kur dola në televizor. Zot bekoje atë atë, unë isha në atë film vetëm për pesë minuta. Por ai pa që unë arrita diçka. Megjithatë, nuk do t’ju sugjeroja të gjykoni aftësitë e mia në aktrim nga ai film”, tha Rita me shaka.
Në albumin e ri, Ora rigjen rrënjët e saj që deri më tani kanë qenë të pashprehura përmes muzikës së saj. “Unë u frymëzova nga dashuria për gjërat”, thotë ajo, “por nuk doja që njerëzit të mendonin se duhet të kesh dikë tëndin për të qenë i lumtur, dhe kështu fillova të reflektoj veten dhe të vlerësoj njerëzit që më formuan gjithashtu”.
Kënga “Shape of Me” i kushtohet nënës së saj. “Fillova ta kompozoj këngën nga perspektiva e formësimit të një skulpture, por më pas mendova: ‘Kjo tingëllon shumë metaforike, kjo nuk funksionon. Le të flasim për gratë që në të vërtetë kanë formësuar atë që jam dhe çfarë më thoshin”, shpjegon ajo, “sepse doja që njerëzit të ndjenin se po formoheshin me mua teksa dëgjonin. Shumë e çuditshme, por ky ishte vizioni”, shtoi Rita.
Albumi “You & I” del në shitje nga data 14 korrik. /Telegraf
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...