Google ADS

Rita Ora feston përvjetorin e klipit të xhiruar në Kosovë

20:55 | 4 Nëntor 2019
Arbresh Info

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekura e më të pëlqyera në tërë botën, e cila nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj.

Dhe “Shine Ya Light” ishte kënga për të cilën artistja shqiptare vendosi që videoklipin të ia realizonte në vendlindje – Kosovë, përkatësisht në Prishtinë.

Ylli shqiptar erdhi në Kosovë shtatë vite më parë pikërisht për videoklipin, në të cilin ka pasur shumë njerëz e që njëherësh ka punuar mjaft shumë për të.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), 28-vjeçarja ka bërë një postim në rrjetin social, Instagram, për të kujtuar këtë kohë dhe për të treguar se sa e lumtur ishte që këtë e realizoi në atdhe, ku takoi edhe shumë persona.

“Sot është përvjetori i këngës Shine Ya Light. Kaq shumë kujtime të mrekullueshme nga xhirimet në Kosovë dhe puna e shumë njerëzve. Një nga këngët e mia të para dhe diçka qe s’do të harroj kurrë, faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ndër të tjerash biondja.

Ky projekt ndryshe në kanalin zyrtar, YouTube, ka kaluar shifrën e 21 milionë klikimeve dhe njëkohësisht shënohet si një ndër më të suksesshmit në karrierën e saj.

E njëjta është shumë e angazhuar me prurje të reja, ndërkohë që është pjesë e versionit të ri të filmit të Oliver Twist.

Bukuroshja, e cila luajti më parë në “Fifty Shades Of Grey”, do ta çojë edhe më përpara karrierën e saj si aktore me rolin e ri që i është ofruar në filmin e lartpërmendur. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme