Rita Ora është duke punuar me Ed Sheeran për albumin e ri

21:12 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Në fillim të këtij viti, Rita Ora kishte thënë se në muajin Prill do të lansojë këngën e saj të re.

Por, ja që kjo këngë nuk u lansua, tashmë jemi në muajin Maj dhe Rita akoma nuk e ka lansuar këngën e re, shkruan Breatheheavy, transmeton arbresh.info

Në fakt, Rita është duke punuar me artistin Ed Sheeran për projektet e reja muzikore.

‘Us’ mban titullin kënga që ai tashmë e ka shkruar për Ritën, ndërsa projektet tjera janë në proces.

Rita është shprehur shumë entuziaste për albumin e saj të ri.

‘Jam shumë e kënaqur me faktin se çdo gjë po shkon ashtu siç duhet dhe jam e bindur që fansat do të befasohen me projektet e mija të reja, pasi janë vërtetë më ndryshe, fansat do të kenë mundësinë të shohin një tjetër Rita Ora’, ka thënë Rita për revistën e famshme./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme