Këngëtarja me famë botërores, Rita Ora mori vëmendje në një tjetër dalje publike me të dashurin e saj, Taika Waititi.
Dyshja shfaqën për dore teksa iu bashkuan yjeve të tjerë përfshirë: Idris Elba, Dave Gardner, Emma Weymouth dhe Lady Mary Charteris në një klub në Londër, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Rita mahniti me një fustan ngjyrë rozë të shkurtër, të shoqëruar me një palë pantallona lëkure.
Ajo kishte lëshuar flokët e saj bionde ndërkohë që po mbante një byzylyk të madh rreth qafës.
Ylli nga Zelanda e Re në anën tjetër zgjodhi një kostum blu të errët për paraqitjen përkrah të dashurës.
Përndryshe, dyshja kanë filluar të takohen bashkë në mars, derisa romanca e tyre u bë publike më 21 prill të këtij viti. /arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...