Google ADS

Rita Ora e pranon se ka ‘flirtuar’ me kamarierët në “Met Gala”

23:32 | 9 Maj 2019
Trina Galanxhi

Rita Ora e ftuar në “Tonight Show” me Jimmy Fallow pranon duke bërë shaka se ka flirtuar me kamarierët e bukur në “Met Gala” .

Ajo ishte me fat që ishte në listën e mysafirëve të “Met Gala 2019”, të hënën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Rita Ora ka treguar për prapaskenat e “Met Gala” në shoun e Jimmy Fallon, ku tha se ka flirtuar me kamaerierët.

Këngëtarja 28-vjeçe dukej magjepsëse e veshur në të bardha.

Duke folur për përvojën e saj në “Met Gala”, Rita i tha Jimmyt “Unë me të vërtetë shkova për ata djemtë”.

“Ishim unë, Marc Jacobs, Kate Moss, Lizzo. Unë dhe Lizzo ishim duke pirë në tryezë dhe e pashë duke flirtuar me gjithë kamarierët. Mendova, le të përfshihem dhe unë, sepse të gjithë janë të bukur. Ky ishte argëtimi ynë”, tha Rita.

Ylli gjithashtu performoi këngën e saj të re me DJ Kygo, “Carry On”, në emisionin e Jimmy Fallon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme