Rita Ora e pikëlluar për vdekjen e producentit Harrell

11:53 | 9 Maj 2020
A. B.

Ylli me famë botërore, Rita Ora sot e nisi ditën me një lajm të hidhur.

Vdekja producentit të njohur Andre Harrell, e preku thellësisht artisten, shkruan portali arbresh.info

Krahas bashkëpunimit në muzikë, këngëtarja e kishte mik të mirë, andaj e kujton atë me fjalët më të mira.

“Ishte gjithnjë kaq i sjellshëm dhe aq mbështetës. Gjithmonë më gjende në dhomë për të më përshëndetur se për të më treguar disa thënje të mençura. Prehu në paqe Andre Harrell”, ka shkruar ajo.

Harrell u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, ai ishte themelues i labelit “Uptow Records “.

Ndryshe, kujtojmë se “How to be lonely” është kënga eparë e Rita Orës për vitin 2020, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares dhe klipi i saj i veçantë është diskutuar shumë në media. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme