Rita Ora e interpreton me shumë emocion këngën e famshme “Change the world”

19:58 | 29 Prill 2020
A. B.

Kohët e fundit ajo zbuloi se sa e lumtur ishte që kënga e re “How To Be Lonely” po u ndihmon njerëzve të cilët po qëndrojnë të mbyllur.

Për të mos e lënë me kaq, Rita Ora i argëtoi fansat e saj duke  sjellur edhe një ‘cover’ të ri, të një kënge të famshme, shkruan portali arbresh.info

Bëhet fjalë për këngën “Change the World” të këngëtarit të mirënjohur Eric Clapton.

“Unë kam qenë e emocionuar shumë për t’jua treguar gjithë këtë! ‘Cover’-i im “Change the world”nga Eric Clapton është i disponueshëm tani! Shikojeni dhe më tregoni se çfarë mendoni”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e videos.

29-vjeçarja raportohet se po qëndron me pesë nga miqtë e saj në një pronë rurale në Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore, ku ata shkuan së bashku për të regjistruar albumin e ri të Ritës, por mbetën aty pasi kryeministri britanik mori vendimin që të ndalohen të gjitha lëvizjet, duke futur Londrën në karantinë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme