Dy kosovaret e famshme, Rita Ora dhe Dua Lipa pritet të performojnë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BBC Radio 1 Teen Awards” që do të mbahet më 22 tetor në Britani të Madhe.
Edhe Rita edhe Dua e kanë shpërndarë lajmin në llogaritë e tyre në Instagram se do të jenë në mesin e performuesve këtë vit, shkruan arbresh.info.
Mirëpo se a do të takohen dhe a do të komunikojnë dy kosovaret në këtë ngjarje nuk dihet ende.
Nga përvojat e kaluara dihet se ato deri më tani nuk kanë pasur ndonjë komunikim pavarësisht se kanë qenë pjesëmarrëse në të njëjtat koncerte.
Të paktën asgjë zyrtare në këtë drejtim nuk është lajmëruar nga asnjëra palë.
Rita ndërkohë ka pasur këtë vit një takim me shqiptaren tjetër të famshme, Bebe Rexha.
Ato të dyja duket se janë mikesha të mira./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BYHBZMbHxxq/?hl=en&taken-by=ritaora
https://www.instagram.com/p/BYVTuINlxqc/?hl=en&taken-by=dualipa
Moti sot me diell dhe vranësira
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha