Rita Ora duket më se atraktive rrugëve të New Yorkut, ndërsa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit

22:08 | 23 Prill 2023
E.H

Rita Ora i bëri për vete kalimtarët me paraqitjen e saj në New York të dielën.

Këngëtarja 32 vjeçe, mahniti të pranishmit teksa po vinte në dukje barkun e saj të tonifikuar me veshje të zeza për palestrën, teksa po kthehej në hotelin e saj pas një stërvitje rraskapitëse.

Ajo e aksesoi pamjen e saj me një kapele bejsbolli dhe një palë syze dielli me guaskë breshke, shkruan DailyMail.

Më herët gjatë ditës, Rita dukej e thjeshtë dhe sportive e veshur me një xhaketë, dollakë të zeza dhe këpucë me material lëkure gjatë një shëtitjeje në “SoHo”.

Duke i lënë flokët e saj në valë të lirshme, artistja shqiptare dukej se kishte aplikuar një makijazh minimal në fytyrën e saj.

Rita ishte e fokusuar në telefonin e saj teksa shëtiste nëpër qytet me motrën e saj menaxhere, Elena Ora.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita zbuloi se u grind me bashkëshortin e saj Taika Waititi gjatë kohës kur realizuan klipin e saj më të fundit.

Këngëtarja publikoi këngën e saj të re “Praising You”, një përditësim modern i këngës klasike të Fatboy Slim të vitit 1999, “Praise You”.

Klipi e shfaq Ritën dhe një grup kërcimtarësh duke performuar përballë Fatboy Slim dhe regjisor i tij ishte burri i saj, Taika Waititi.

Gjatë një interviste të fundit në Heart FM, Rita u pyet se si ishte të punonte në një projekt me bashkëshortin e saj.

Ajo pranoi se ishte paralajmëruar për këtë, duke shpjeguar: “Të gjithë thanë ‘mos e bëj, mos puno me ata që do, nuk funksionon kurrë’, dhe unë mendova pse jo?”.

Rita vazhdoi: “E dini çfarë, unë vërtet e respektoj atë, e admiroj vërtet kontributin e tij krijues dhe ne dolëm me një video argëtuese, jo serioze, pak si origjinali, njësoj si një festë e rastësishme kërcimi, ja çfarë është kjo”.

Megjithatë, kur u hetua nëse kishte ndonjë tension, ajo rrëfeu: “E vetmja gjë për të cilën patëm frikë ishte për mua që u vonova në xhirime sepse grimi im nuk po shkonte siç duhet, dhe ai ishte si: ‘Nxitoni, ne po humbasim kohë’ dhe unë isha sikur ‘Më falni’.

“Është shumë bukur të jesh në gjendje të bashkëpunosh me ata që në të vërtetë i respekton. Më pëlqen vërtet truri i Taikas. Ti më kupton se ku e kam fjalën? Kjo ishte ajo me të cilën u dashurova vërtet. Ai më mëson gjëra çdo ditë… ne ishim shtrirë dhe ishim vetëm duke parë një film kur e morëm inspirimin për të bërë këtë klip. Ne i xhiruam të gjitha skenat brenda një dite”, rrëfeu Ora. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme