Sukseset e këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora, duket se nuk kanë të ndalur në tregun botëror.
Bukuroshja shqiptare së fundmi ajo ka pozuar për kopertinën e ‘Vogue Arabia’, transmeton arbresh.info
Në këto imazhe, Rita është dukur mjaft e mahnitshme në veshjet e ndryshme me plot sharm dhe stil.
Magazina Vogue Arabia gjithashtu zhvilloi edhe një bisedë mes Orës dhe ikonës së modës italiane, Donatella Versace, të cilat kanë ndarë momente të ndryshme nga jeta e tyre.
“Unë gjithmonë e kam admiruar ekipin e Vogue Arabia dhe magjinë që ata e krijojnë . Të jem në kopertinën e muajit shkurt është nder i madh, dhe një kisha një bisedë të mrekullueshme me miken time Donatella Versace!! Forca dhe hiri juaj është ajo që unë kam admiruar gjithmonë tek ju”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që publikoi.
Kujtojmë që aktualisht krijuesja e hitit “Anywhere” është në lidhje me regjisorin, Taika Waitit, i cili gjithashtu ndodhet me të në Australi. /arbresh.info/
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!