Rita Ora duket e mrekullueshme në fushatën e re reklamuese për gjigantin e stolive “Thomas Sabo”

20:33 | 1 Shtator 2020
L G

Gjiganti i stolive Thomas Sabo dhe ambasadorja e markës globale, Rita Ora, kanë prezantuar koleksionin e ri vjeshtë/dimër për vitin 2020.

Fokusi është “Magjia e Bizhuterive”, e cila gjen shprehje në një mori dizajnësh të reja argjendi të pastër.

Magjepsja, mjeshtëria dhe një prekje joshëse dallojnë stolitë. Pamja e tyre është një homazh për natyrën, mitet e tyre magjepsëse dhe simbolikën tërheqëse.

Gjiganti i stolive ka publikuar një fotografi të artistes shqiptare, ku duket si një zanë përrallore, teksa reklamon bizhuteritë e reja të Thomas Sabo.

Linjat e koleksionit “Thomas Sabo X Rita Ora: The Magic Garden” është në dispozicion që nga 1 Shtatori 2020 ekskluzivisht në dyqanet e Thomas Sabo dhe në uebfaqen e tyre.

Por kush është Thomas Sabo? Rrjeti gjigant i stolive që ka përzgjedhur si fytyrë promovuese artiten shqiptare Rita Ora?

“Thomas Sabo” është një kompani udhëheqëse ndërkombëtare e stolive, duke ofruar modelet e saj të gjithanshme përmes shpërndarjes selektive dhe me cilësi të lartë me shumë kanale. Përveç segmentit të saj kryesor të stolive të bëra me hollësi në argjend të pastër 925. Thomas Sabo ka dizajnuar dhe shpërndarë orë që nga viti 2009 dhe syze dielli që nga viti 2019. E themeluar në vitin 1984 në Gjermani, kompania ka mbi 3.100 pika të shitjes në të gjithë botën. Thomas Sabo ka një fuqi punëtore ndërkombëtare me rreth 1,600 të punësuar./ Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme