Vera Ora, mamaja e Rita Orës, në një intervistë për “Shqipëria Live” ka treguar më shumë detaje rreth jetës së këngëtares me famë botërore.
Ajo tregoi se e bija ka qenë shumë e gëzuar për koncertin madhështor që dha në Tiranë dhe vazhdimisht e ka parë si detyrim të tregojë për vendin nga vjen.
“Ishim shumë të emocionuar për ftesën. Rita ishte shumë e emocionuar, gjithmonë kur vjen ktu e ka një ndjenjë personale, po më duket që tërë jetën e saj e ka parë si një obligim të tregojë veten kush është. E prezanton veten si një shqiptare e suksesshme dhe mundohet t’i përkrahë të gjithë shqiptarët anembanë botës”, tha Vera Ora.
E pyetur nga gazetari në lidhje me partnerin që është aktualisht krah Rita Orës, ajo u shpreh se kryesore është lumturia e vajzës së saj.
“Unë dhe Besniku duam që Rita të jetë hapy. Dhe ajo është e lumtur për momentin dhe kjo është pika fillestare”.
Planeve për një dasëm të afërt, Vera Ora shprehet se gjithçka mbetet në dorë të së bijës.
“Tani ajo mbetet për Ritën të japë këto vendime. Kjo është një gjë që çdo prind e ka dëshirë. Besoj që kryesore do të jetë qejfi i tyre dhe duhet të respektohet”.
Nuk mund të mungonte as një pyetje pikante, rreth dëshirës së Vera Orës për tu bërë gjyshe. Mamaja e këngëtares tregoi se ka shumë dëshirë që në të ardhmen të bëhet me një nip ose mbesë nga Rita.
“Unë si prind e pres me padurim të bëhem gjyshe, në të ardhmen kam dëshirë”./ TCH/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...