Artistja me famë botërore, Rita Ora dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, tashmë po planifikojnë martesën.
Dyshja e njohur filluan të takohen me njëri-tjetrin në mars të këtij viti në Australi dhe tani po jetojnë në Los Angeles së bashku, me lidhjen e tyre që veçse po shkon të forcohet çdo ditë e më shumë, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Sipas New Idea, burimi theksoi: “Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se si do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”.
“Të gjithë rreth tyre e nënvlerësojnë atë si tallje flirtuese, por Rita padyshim që shpreson se ai është me të vërtetë”.
Këngëtarja shqiptare thuhet se ka bërë shaka me miqtë se do të martohen në një ceremoni së shpejti, para se të bëjnë një festë të madhe më vonë.
Javën e kaluar, 30 vjeçarja u argëtua mjaft shumë me të dashurin për ditëlindjen e tij të 46-të në një ndejë në shtëpinë e tij në Los Angeles. /arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...