Google ADS

Rita Ora dhe Dua Lipa shkëlqejnë edhe në ndejën pas ‘Brit Awards 2018’

13:28 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ajo u paraqit me një fustan të kuq të mrekullueshëm në qilimin e kuq në ‘Brit Awards’.

Por edhe më bukur u duk kur performoi në skenë me një bodysuit të bardhë, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

E në ‘Brit Awards’ përpos Oras tërhoqi vëmendjen edhe kosovarja, Dua Lipa.

Por pas këtij evenimenti u organizua edhe një mbrëmje në të cilën ishte pjesëmarrëse edhe Ora dhe Lipa, të cilat shkëlqyen padyshim.

Rita kishte veshur një fustan të bardhë i ndarë në dy pjesë që i tregonte asaj trupin e zjarrtë.

Ndërsa, Dua Lipa kishte veshur një fustan ngjyrë ari dhe një rrip argjendi të kombinuar me sandale të zeza me rripa.

Ndryshe, Dua Lipa gjatë këtij evenimenti fitoi dy çmimet kryesore. /Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme