Pavarësisht famës yjet tona kosovare po e promovojnë Kosovën në mbarë botën.
Këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa asnjëherë nuk e kanë mohuar origjinën e tyre nga Kosova, pëerkundrazi ato ndihen krenare për këte fakt, dhe me artin e tyre kanë bërë që vendi ynë të njihet ndërkombëtarisht.
Të dyja artistet kanë mbajtur koncerte humanitare në Kosovë.
Rita Ora në muajin shkurt mbajti një koncert humanitar për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës , ku i kishte dhënë pamje madhështore kryeqytetit .
Ajo u shfaq në skenë rreth orës 22:00 ku nisi përformancën e saj me këngët “I Will Never Let You Down” dhe “Shine Your Light”. Më pas Rita ka vazhduar me interpretimin e hiteve të saja, duke nisur nga këngët të cilat e bënë të famshme deri te hitet më të reja.
27-vjecarja shpesh ju drejtohej publikut në gjuhën shqipe, ndërkaq veshja e saj kuq e zi ishte lidhur pikërisht me këtë ditë të rëndësishme, ylli kosovar befasoi publikun me përformancën e saj ku vallëzoi me vallën e shotës.
Ajo u prit nga fansat të saj të shumtë ku mezi pritnin performancën e këngëtarës së famshme kosovare .
Ajo u shfaq tejet emocionuar ku ju drejtohej në gjuhën shqipe fansave:
”Urime Pavarësia Shqiptar”- e shoqëruar nën ritmin e vallës së shotës Rita argëtoi publikun e pranishëm me kënge të ndryshme nga repertoari i saj i pasur.
Në këtë koncert madhështor thuhet se ishin të pranishëm rreth 300 mijë njerëz, këtë e ka theksuar shpesh edhe vetë këngëtarja gjatë disa intervistave.
” Nuk kam pothuajse asnjë fjalë për të shprehur sa jam krenare për prejardhjen time”- është shprehur Rita gjatë një interviste britanike.
Kontributi i Rita Orës për Kosovën
Gjatë vizitës së saj në Kosovë Rita ka takuar edhe aktiviste të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila mbështet të mbijetuarat e dhunës seksuale.
Ajo rrëfeu me emocione të mëdha këtë takim:
“Kam takuar disa prej aktivisteve që i ndihmojnë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Thellësisht jam prekur me rrëfimet e tyre. Jam krenare që mbështes kampanjën ‘Bëhu zëri im’, kundër diskriminimit të këtyre personave”.
Kjo nuk ishte hera e parë që këngëtarja e njohur dha kontribut për vendlindjen e saj, ku vite më parë ish Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me 10 korrik 2015 e dekoroi në Londër këngëtaren më famë botërore Rita Oran si Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në botë.
Dua Lipa fenomeni tjetër kosovar që e pushton tregun ndërkombëtar!
Ndër yjet tjera kosovare që po pushton tregun ndëkombëtar është edhe Dua Lipa, ku po cilësohet si këngëtare stili dhe vokali artistik.
Ajo debutoi në skenën botërore për herë të parë me këngën ‘Be the One’, ndërsa që atëhere ka realizuar edhe albumin e saj debutues i titulluar Dua Lipa. Ky album ështe dëgjuar mbi 1.4 miliardë herë.
22 vjecarja nga Kosova ka qenë pjesë e një reportazhi profil në revistën e njohur ‘Time’, ku është zgjedhur si një nga “Liderët e Gjeneratës së re e artistëve në botë për vitin 2017-të”.
Dua njihet për qasjen e saj feministe në këngët e saj. Ajo ka edhe një fondacion bamirës ”Sunny Hill Foundation”, që ka për qëllim t’i ndihmojë artistët kosovar në ngritje , që nuk kanë hapsirë për të avansuar në botën e show-bizit.
Festivali “Sunny Hill” është një ndër festivalet më të suksesshme të Evropës Juglindore, e organizatori kryesor i këtij festivali është pikërisht babai i Duas, Dukagjin Lipa. Gjatë intervistave të shumta Lipa ka bërë të ditur se synimi kryesor i këtij festivali është promovimi i Kosovës kudo nëpër botë.
Nën petkun e atistëve më të mirë vendorë festiivali ” Sunny Hill”, arriti që t’i sjell në Prishtinë tre emrat e njohur ndërkombëtarë: Dua Lipa, Action Bronson e Martin Garrix.
Pas anazhimeve të shumta këngetarja vendosi të ishte e pranishme në Prishtinë me 10,11 dhe 12 gusht 2018, ku u mbajt “Sunny Hill”, i cili u cilësua si nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend.
Dua përformmoi disa nga këngët e saj të albumit para mijëra fansave të cilët kishin shkuar për tu argëtuar dhe për ta njohur nga afër idolin e tyre.
Edhe Dua ishte tejet e entuziazmuar për këtë event madhështor.
“Jam shumë krenare me babain tim Dukagjjin Lipa, i cili pati një ide dhe njjë ëndëerr e pikërisht këtë e bëri realitet. Dua të mendoj se kam trashëguar një pjesë të këmbënguljes dhe etjes për sukses nga prindërit e mi, të cilët ma kanë dëshmuar se puna e madhe gjithmonë rezulton me sukses”, shprehej Dua.
Ndër të tjera Dua tregon se 25% e parave nga shitjet e biletave shkojnë për ‘Fondacionin Sunny Hill’, për të ndihmuar rininë e Kosovës në artet kreative. Gjithashtu këngëtarja e famshme shprehej tejet e lumtur se ditët e festivalit i kishte kaluar duke e vizituar vendlindjen e saj dhe duke punuar për bamirësi.
Ky festival bëri që Kosova të njihet si vend i kulturës dhe artit, përmes promovimit dhe videove të cilat Dua i ndante në rrjetet sociale kudo.
Si përfundim, lirshëm mund të thuhet Kosovën e kanë bërë madhështore dhe të njohur talentet tona si Rita Ora dhe Dua Lipa duke e promovuar vendin në mënyrën më te mirë të mundshme./arbresh.info/ A.Bajraktari
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...