Ajo është zhvendosur që disa javë në Australi për shkak të angazhimeve të reja.
Fjala është për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila momentalisht është duke qëndruar në Sidney, shkruan portali arbresh.info
Kjo pas përzgjedhjes si gjyqtare në “The Voice of Australia”, gjersa po vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale.
Së fundi artistja shqiptare doli për blerje bashkë me shoqet e saj.
Rita Ora, Isla Fisher, Elsa Pataky dhe Tessa Thompson kaluan mbrëmjen së bashku derisa shijuan një shëtitje së bashku.
Ato u larguan nga hoteli se ku po qëndronin me makinën VIP derisa u rikthyen në hotel pas katër orëve pazar në një dyqan në Sidney të Australisë.
Rita po dukej tejet e bukur, e veshur një palë pantallona të bardhë, një pulovër rozë të thurur nga marka Sandro Paris cili kushton rreth 225 dollarë, të cilën e kishte kombinuar me një triko që kushton rreth 460 dollarë.
Këngëtarja shqiptaro-britanike kombinoi veshjen e saj me një palë take me ngjyrë të bardhë, vathë prej ari dhe një çantë të vogël të bardhë.
Ndryshe, Rita Ora po shijon edhe suksesin e projektit të fundit të quajtur “Bang”, që ka arritur mbi 20 milionë dëgjime në Spotify. / arbresh.info/
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...