Rita Ora befason të gjithë me fustanin e ngjajshëm me fanellën e PSG-së

00:37 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Ajo është e njohur për një ndjenjë unike të stilit të veshjes.

 

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila ka qenë mysafire e radios më të dëgjuar në Angli, BBC Radio One.

 

Ajo teksa i drejtohet zyrave qendrore të radios, bukuroshja jonë ka befasuar të gjithë me fustanin që kishte veshur.

Biondina ishte e veshur me një ansambël ngjyrash, të frymëzuar nga bota e futbollit, gjatë ditës së sotme në Londër.

Këngëtarja e hitit “Girls” ka bërë të gjithë të ktheheni sytë kah ajo ku kishte veshur një fustan me fanellën e klubit të futbollit Paris Saint-Germain (PSG).

Ky ylber ngjyrash i dha një ndriçim të shtuar, imazhit mahnitës 28-vjeçares sonë që po vazhdon me koncerte anembanë globit.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme