Rita Ora befason me veshjen në një aheng, duket një fshatare tipike

23:52 | 3 Prill 2019
A. B.

Rita Ora ylli kosovar mori pjesë në ahengun e organizuar nga pija alkoolike “Tequila”, e cila mori gjithë vëmendjen me veshjen e saj të quditshme.

Ajo është e njohur për stilin e saj interesant sa i përket modës, por kësaj radhe ka vendosur të vishet shumë thjeshtë, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info.

Megjithatë, Rita Ora kësaj radhe ka bërë një paraqitje jo edhe aq karakteristike dhe me stil derisa ishte e pranishme në një aheng të Prospero Tequila në Ritz-Carlton Grande në Florida.

Këngëtarja 28 vjeçare është parë e buzëqeshur me të ardhur në këtë aheng, dhe po mbante në dorë shishen e tekillas për ta promovuar atë.

Ishte një veshje e rehatshme, ku Rita kishte një bluzë që theksonte pa barkun e saj derisa poshtë kishte të veshur këmishë të tejdukshme dhe një fustan farmerke ngjyrë hiri të brendit të njohur “Denim”.

Ishte kjo një veshje tipike si vajzat fshatare te Teksasit e që bukuroshes kosovare i rrinte pë mrekulli. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme