Më 6 shtator, Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore do të zhvillojë një koncert falas për të gjithë shqiptarët në sheshin “Skënderbe”. Ky koncert përkon edhe me “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.
Tashmë Rita Ora ndodhet në Shqipëri dhe takimin e parë që ka zhvilluar me artistë e rinj që ndjekin Liceun Artistik nën shoqërinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Teksa ka folur për karrierën, të ardhmen e saj dhe sfidat me të cilat është përballur, Rita Ora ka shpërndarë mesazhe motivuese. Duke kujtuar kohët kur hyri në industrinë e këngës botërore, Rita Ora thotë se të gjithë të rinjtë kanë mundësi të ndjekin ëndrrat e tyre, mjafton që të mos dorëzohen dhe të jenë të fokusuar në atë që dëshirojnë vërtetë.
“Çfarë doni të bëni në jetë? Doni të bëni familjen tuaj të lumtur? Doni të bëni veten tuaj të lumtur apo doni të këndoni? Doni të bëni shumë para? Cila është ëndrra juaj? Gjithmonë duhet të vijë nga brenda. Kur ju rriteni takoni njerëz dhe disa njerëz ju inspirojnë të bëni diçka tjetër disa të tjerë ju thonë që ju nuk mund ta bëni atë dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin dhe disa të tjerë do të thonë ohh edhe unë do ta bëj atë. Duhet të fokusoheni dhe mos të dëgjoni çka thonë njerëzit e tjerë. Ata nuk do ta ndjejnë dhe nuk do t’ju besojë, prandaj do të jetë shumë e vështirë jo të bindni veten, por t’i provoni të gjithë të tjerëve që ata janë gabim dhe kjo më ka bërë mu të vazhdoj përpara. Unë isha 18, 19, 20 kur e fillova këtë dhe jam shumë me fat që akoma po e bëj këtë sepse ndonjëherë është e frikshme, njerëzit kanë karriera fantastike dhe thjesht e mbyllin, dhe ti je shumë e re … Unë e dua muzikën, por un e mendoj edhe si biznes. Unë mendoj si mund ta bëj këtë biznes afatgjatë? Kur unë të jem 50 ose 60 unë do të tërhiqem, unë mund të ndihmoj familjen time fëmijët e mi ose mund t’ ju inspiroj juve. Unë mendoj që të përdorni instinktin edhe të jeni të shkathët dhe bëhuni të guximshëm dhe me vetëbesim sepse unë mendoj që ne jemi kreativë dhe asnjë nuk do ta kuptojë kreativitetin tonë. Duhet të jemi të durueshëm”, tha Rita Ora.
Rita Ora zbulo gjithashtu që në janar të 2023 do të publikojë albumine ri dhe se do të marrë gjithashtu pjesë në një film, por pa bërë të ditur se në cilin.
“Albumi i ri në janar të vitit të ri. Më shumë muzikë. Edhe një film, nuk mund të them cili film, vetëm se do të kënaqeni dhe do të qeshni sepse ëndrra ime është t’i them të gjithëve se mund të jesh më shumë se një gjë. Mund të jesh këngëtar, kërcimtar, aktor, prind në të njëjtën kohë”, tha Rita Ora.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...