Rita Ora adopton një qen, e quan “fëmijën” e saj të vogël

13:51 | 18 Prill 2022
A. B.

Rita Ora ka njoftuar se ka adoptuar një qen nga një strehimore e shpëtimit të kafshëve.

Këngëtarja e bëri të ditur këtë përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram të hënën, duke ua prezantuar fansave qenushen e saj të re të adhurueshme, të cilën ajo e përshkroi si ‘fëmija i saj e vërtetë’.

31-vjeçarja ndjek hapat e kolegëve të saj hitbërës si: Dua Lipa dhe Ariana Grande për t’u përfshirë në fushatën ‘Adopt don’t shop’ pasi mori qenushin nga Fondacioni Labelle, shkruan DailyMail.

Fushata inkurajon njerëzit që të adoptojnë qen nga strehimoret apo qendrat e shpëtimit të kafshëve, në vend që të blejnë një qen nga një dyqan kafshësh.

Duke publikuar fotografi për 16.1 milionë ndjekësit e saj në aplikacion, ajo shkroi: “Zonja dhe zotërinj, njihuni me Honey-n”.

“E shpëtova me The Labelle Foundation fantastike, faleminderit që më ndihmuat të gjej fëmijën tim të vërtetë, jam e lumtur që mund të ndihmoja të gjeja një shtëpi për këtë vogëlushe”.

“Vazhdoni në postimet tjera për të dëgjuar fjalë për fjalë gërhitjen më të fortë në botë. (Oh, ata nuk më paralajmëruan për këtë. Por a më intereson, Jo! Ajo është shumë e lezetshme) dhe një fotografi e imja me një qen të rremë kur isha e vogël”, shkroi Ora në Instagram.

Duke treguar dashurinë e saj për miqtë e saj të qenushes, aktorja vazhdoi të ndante me ndjekësit një fotografi të ëmbël të saj si fëmijë me një lodër të butë që i ngjan një qeni.

Ajo gjithashtu publikoi edhe një video të saj dhe të Honey-t duke dremitur pasdite teksa qenushja e saj e re gërhiste me të madhe.

Lajmi i mrekullueshëm i Ritës vjen pasi ajo thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje të re në vlerë gjashtë milion euro, për t’u bërë fytyra e re promovuese e brendit “Prada”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme