Rita Ora adhuruese e flaktë e ‘The Beatles’

15:58 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Rita Ora së fundi në llogarinë Instagram ka treguar që ka qenë adhuruese e flaktë e grupit të njohur britanik ‘The Beatles’ që kur ishte fëmijë.

Ajo ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj private, teksa shihet me disa kukulla në duar të cilat janë ndërtuar mbi figurat e anëtarëve të grupit të njohur ‘The Beatles’, shkruan arbresh.info.

Ajo në mbishkrimin e fotografive ka shkruar: ‘Në këtë kohë ndihesha sikur po bisedoja me Beatles… në kokën time’.

Ndërkaq si gjithmonë këngëtarja nga Prishtina ka shkëlqyer me dukje dhe stilin simpatik./Arbresh.info/

That time I felt like I was on a chat show with the Beatles…in my head.

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme