Rita nuk lë vënd për imagjinatë

22:56 | 8 Gusht 2021
Arbresh.info

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka postuar disa fotografi në faqen e saj zyrtare në Instagram, ku shihet e veshur me robdeshambër, me dekolte të hapur.

Rita, së fundmi është bërë pjesë e The Voice of Australia dhe nuk ka hezituar t’i falenderojë të gjithë ata që e ndjekin.

“Faleminderit shumë të gjithëve për dashurinë. Unë jam shumë e kënaqur që ju të gjithëve po ju pëlqen ‘The Voice Australia’, ka kaq shumë talent sa që nuk mund të pres që ta shihni. I dua aq shumë fansat e mi australianë! Mezi po pres të kthehem te ju.”, ka shkruar ajo.

Së fundmi, këngëtarja ka sjellë versionin akustik të këngës së saj “You for me”, të cilin e ka në bashkëpunim me dj Sigala./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme