Rita kujton ditëlindjen më të mirë përmes setit të shkrepur në Utah

16:54 | 30 Qershor 2020
Arbresh Info

Rita Ora ka ndarë disa imazhe të papublikuara më parë nga seti i realizuar për “The Love Magazine”.

Rita Ora njihet edhe si një prej artisteve që shumë shpesh e shohim edhe si imazh i brendeve të njohura, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo publikoi imazhe nga seti që e kishte realizuar vitin e kaluar për “The Love Magazine”, ku u shfaq shumë atraktive.

Këngëtarja tha se kjo ishte ditëlindja e saj më e mirë, ndërsa ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë për ditëlindjen tjetër.

“Disa filmime nga ditëlindja ime në Aman në Utah ku kemi xhiruar edhe kopertinën e @thelovemagazine me @shotbylacruz ishte shumë kënaqësi. Shpresoj që të kthehemi përsëri. Faleminderit @kegrand që na lejoi të shkojmë dhe të bëjmë këtë! Ti je më i miri. Ditëlindja më e mirë ndonjëherë. Pyes veten se çfarë do të bëj për 30 nëntor! Hmmmm .. ?✨⚡️”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CCD_mc3DJ5d/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme