Këngëtarja e njohur, Rita Ora, pas qëndrimit në vetizolim ka vendosur të performojë nga shtëpia më 18 prill.
Ajo përmes një postimi, ka bërë të ditur se më 18 prill do të performojë me moton “Një botë: së bashku në shtëpi”, shkruan portali arbresh.info
Këngëtarja bëri të ditur se performancat e tyre bëhen në mënyrë që ta falënderojnë stafin mjekësor për punën që po e bën këto ditë si dhe të ndihmojnë në luftën kundër COVID-19.
“Një botë: së bashku në shtëpi. Jam shumë e nderuar të ju njoftoj që i bashkohem “Një botë: Së bashku në shtëpi”, të shtunën, 18 prill për “WHO” dhe “Global Citizen” !! Së bashku ne do të performojmë për të falënderuar punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, në mbështetje të Fondit të Përgjigjes së Solidaritetit COVID-19 për OBSH. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe qëndroni në shtëpi!”, ka shkruar Rita.
Ndryshe, kohët e fundit ajo zbuloi se sa e lumtur ishte që kënga e re “How To Be Lonely” po u ndihmon njerëzve të cilët po qëndrojnë të mbyllur./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...