Rita i drejtohet një personi të dashur: “Jam vajza më me fat”

21:10 | 9 Janar 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të jetë një personazh mjaft i pëlqyer në rrjetet sociale.

Kjo ngase ajo publikon imazhe dhe video të ndryshme, së cilës në koleksion nuk i mungojnë as pozat provokuese e as momentet e bukura me familjen e saj, shkruan portali arbresh.info

Rita, së fundi ka publikuar një video, në të cilën shfaq babanë e saj në veturë, ndërsa thotë se është vajza më me fat.

“Babai im më befasoi mua. Jam vajza më me fat ndonjëherë”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, ylli 29-vjeçarja gjatë vitit që lamë pas ishte një nga artistet më të suksesshme, ku lansoi projekte të shumta e po ashtu mbajti edhe një sërë koncertesh në mbarë botën. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme