Google ADS

Rita hedh valle kosovare në ditëlindjen e motrës

17:42 | 21 Tetor 2018
Arbresh.info

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është një emër tejet i lakuar në mediat rozë.

Ajo edhe familja e saj kishin organizuar një festë madhështore me rastin e ditëlindjes së motrës së saj më të madhe njëkohësisht edhe menaxheres së saj Elena Ora.

Kjo festë ishte e organizuar në detaje që nga ushqimi e deri te muzika kur nuk mungoi as ajo shqiptare. Video të ndryshme po qarkullojnë në rrjetin social “Instagram”, kur Rita po shihet duke vallëzuar një valle kosovare me babain e saj, Besnik Ora.

Ata u panë tejet të lumtur teksa vallëzonin me vallen e këngëtarit të famshëm nga Shkupi, Shpat Kasapi.

Ndryshe, Rita Ora gjithmonë e më shumë po tregon se sa krenare është për prejardhjen e saj./arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BpMZQsln2XP/?taken-by=showbizi_online

 

https://www.instagram.com/p/BpMEdconLEN/?taken-by=showbizi_online

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme