Google ADS

Rita e mahnitur, nuk mund të besonte se aq shumë njerëz janë mbledhur për të

09:41 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Rita Ora është mahnitur me prezencën e madhe të njerëzve para koncertit të saj.

Në disa imazhe që i ka publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja është shfaqur e habitur që aq shumë njerëz po grumbulloheshin në qendër të Prishtinës për ta parë nga afër interpretimin e saj.

Në një video të publikuar në InstaStory, 27-vjeçarja ka shikuar nga dritarja publikun e grumbulluar përreth skenës dhe është shfaqur e habitur me atë që ka parë.

“E pabesueshme, Kosova”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e kësaj videoje.

Rikujtojmë se koncerti i këngëtares shqiptare ka qenë në kuadër të aktiviteteve të shumta që janë organizuar për festën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /telegrafi/

https://www.facebook.com/180099715689705/videos/562175077482165/?t=0

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme