Rita duket mahnitëse me fustan transparent në ditëlindjen e të dashurit

09:13 | 19 Gusht 2021
A. B.

Artistja me famë ndërkombëtarem, Rita Ora është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles për të filluar një jetë të re me të dashurin Taika Waititi.

E në ditëlindjen e 46-të të dashurit të saj, Rita dukej marramendëse me një fustan të zi transparent, shkruan portali arbresh.info

Rita, 30 vjeçe, shfaqej më se e lumtur në krahët e regjisorit të shumë filmave, para se të publikonte edhe fotografi me yje të tjerë të listës A, përfshirë: Rami Malek, Ashley Benson, Kristen Stewart dhe Paris Jackson.

Rita dukej e pabesueshme teksa tregonte figurën e saj trupore me fustanin transparent, i cili kishte panele më të errëta që e mbulonin atë në mënyrë modeste.

Rita e kombinoi veshjen e saj të guximshme me një palë çizme të zeza deri në gju dhe kishte vënë disa vathë të artë.

Ajo i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në formë të lirshme, ndërsa kishte vënë pak makijazh në fytyrën e saj.
.
Rita dukej e gëzuar në humor të mirë gjatë natës ndërsa pozonte me gëzim për fotografitë, gjatë festimeve të mbushura me argëtim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme