Google ADS

Rita duket mahnitëse krah bashkëshortit në mbrëmjen vjetore përmbyllëse të UNICEF-it

14:50 | 30 Dhjetor 2022
A. B.

Rita Ora kishte një pamje të mrekullueshme në gala-mbrëmjen dimërore të UNICEF-it, të mbajtur në Baie de Saint Jean, St. Barts të enjten.

Këngëtarja, 32 vjeçe, kishte veshur një fustan tërheqës të zi ku dukej mjaft seksi me barkun e saj të tonifikuar të vënë në dukje, teksa pas kishte një bisht dramatik me pendë, shkruan DailyMail.

Pavarësisht se vetëm disa orë më parë ateroi në St. Barts, Rita mbeti ende e mahnitur teksa pozoi për një set fotografish me bashkëshortin e saj të pashëm Taika Waititi, 47 vjeç.

Fustani përmbante një bluzë, zbukurime me copëza pasqyrash, doreza dhe një fund që ngjitej në këmbët e saj të gjata.

Ajo e rriti magjepsjen e dukjes me flokët e saj kaçurrela në ngjyrën esaj natyrale dhe të lëna në valë të lirshme.

Për makijazhin e saj, jo kishte vendosur të kishe hijezime të errëta pranë syve, buzë me shkëlqim dhe makijazh bronzi.

Pamja e saj u zgjerua më tej me një palë vathë argjendi dhe një numër unazash të veshura mbi dorezat e saj të gjata.

Ajo mbante me vete një çantë dore të zezë, por në formë kutie, me një rrip zinxhir.

Taika ishte veshur me një xhaketë veluri të zezë, këmishë të bardhë poshtë dhe pantallona të gjera. Regjisori mbante një mjekër të pastër.

Çifti i fuqisë nuk ishin yjet e vetëm në tapetin e kuq të këtij eventi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme