Këngëtarja shqiptare, Rita Ora pak javë më parë mbajti një koncert live për UNICEF-in, përmes së cilit fansat që e ndoqën patën mundësinë të dhurojnë për fondin që po mbledh para për njerëzit e prekur nga kriza e COVID-19.
Në fakt po organizohet një fond dhurimi online bashkë me Ritën dhe fituesi do të ketë mundësinë ta kalojë pasditen me të, shkruan portali arbresh.info
“Rita Ora dëshiron të pijë një çaj me ju. Një fitues me fat do të marrë mundësinë që të rri me Ritën përmes videos, dhe të ketë një bisedë të mirë me thashetheme teksa shijon një çaj. Për më tepër, Wishio do t’i dërgojë fituesit një çantë luksoze të mbushur me gjëra të ndryshme verë dhe ëmbëlësira gjatë bisedës me Ritën. Për tu shoqëruar me Ritën, gjithçka që duhet të bëni është të dhuroni për organizatën e saj bamirëse të preferuar, UNICEF. Mos harroni, 100% e donacioneve tuaja shkojnë për bamirësi, dhe të gjithë kanë një shans të drejtë dhe të barabartë për të fituar!. Paç fat!”, shkruan platforma Wishio në uebfaqen e tyre.
Ndërsa Rita nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, i ka njoftuar ndjekësit e shumtë lidhur me këtë.
“Hej të gjithëve, unë jam Rita Ora, dhe si një ambasadore e UNCEF-it, unë jam duke mbledhur para për gjeneratën e prekur nga COVID-19. Krejt çfarë duhet te bëni është të dhuroni diçka për të pasur një shans të pini një çaj me mua. Nuk ka rëndësi se sa dhuroni, krejt paratë shkojnë 100 për qind për bamirësi. Faleminderit për të gjitha dhurimet tuaja”, u shpreh këngëtarja shqiptare. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...